Dani Alves pritet të largohet nga Barcelona në këtë verë. Sipas “AS” drejtuesit e klubit do t’ia bëjnë me dije lojtarit se nuk llogaritin në shërbimet e tij.
Krerët e klubit spanjoll kanë vendosur të mos e vazhdojnë bashkëpunimin me brazilianin.
Kontrata e 39-vjeçarit skadon këtë verë më 30 qershor të këtij viti.
Braziliani bëri 14 paraqitje në La Liga duke shënuar një gol me fanellën e Barçës.