Futbollisti brazilian, Dani Alves u arrestua të premten pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një femre në Spanjë.
Akti i dyshuar ndodhi më 31 dhjetor në një klub nate në Barcelonë, tha policia spanjolle. Alves tani do të paraqitet para një gjyqtari, i cili do të vendosë për akuzën që është ngritur ndaj tij. Akuza për sulm seksual në Spanjë mund të nënkuptojë çdo gjë, nga përdhunimi seksual i padëshiruar deri te përdhunimi.
Policia tha se nuk mund të jepte detaje tjera mbi rastin. 39-vjeçari Alves është një nga lojtarët më të suksesshëm të futbollit, pasi ka fituar tituj të mëdhenj me disa klube elitare, përfshirë Barcelonën, Juventusin dhe Paris Saint-Germainin gjatë karrierës së tij të gjatë.
Ai aktualisht luan me klubin meksikan Pumas. Mbrojtësi ishte një lojtar kyç e viteve të arta të Barcelonës duke luajtur midis midis periudhës 2008-2016 në krahun e djathtë të ekipit me Lionel Messin. Ai fitoi Ligën e Kampionëve tri herë me klubin katalanas, të cilit iu bashkua për pak kohë sezonin e kaluar.
-
Nis gjyqi ndaj Dani Alvesit në Spanjë, ai po akuzohet për përdhunim
-
Gjykata spanjolle rrëzon vendimin për dënimin e Dani Alvesit për përdhunim
-
Dani Alves flet për herë të parë pas lirimit nga burgu
-
Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje
-
Alves do të dalë në gjyq për përdhunim në shkurt