Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nis gjyqi ndaj Dani Alvesit në Spanjë, ai po akuzohet për përdhunim

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves është paraqitur të hënën në gjykatë në Spanjë ku po akuzohet për përdhunim të një gruaje në një klub nate, raporton BBC.

40-vjeçari ka qenë në burg për më tepër se një vit dhe nuk ka pasur mundësinë e lirimit me dorëzani. Ai gjendet në burg që nga incidenti i pretenduar në dhjetor të vitit 2022.

Alves përballet deri me 12 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Ai fillimisht kishte mohuar se ishte takuar ndonjëherë me gruan e cila e ka akuzuar, por më pas tha se kishte kryer marrëdhënie me të por se ishte me pajtim të ndërsjellë. Gjyqi do të mbarojë të mërkurën.

Mbi 30 persona, përfshirë edhe Alvesin dhe bashkëshorten e tij, pritet të dëshmojnë.

Edhe Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje Sport Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje

Gjykata në Barcelonë të hënën ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse që të shtyhet gjykimi për të pasur më tepër kohë për t’u përgatitur – duke refuzuar po ashtu pretendimet se Alves është përballur me një gjyq nga mediat.

Gruaja që po e akuzon Alvesin ishte në mesin e të parave që dëshmoi të hënën – duke folur prapa një ekrani për ta mbrojtur identitetin.

Ajo ka pretenduar se Alves e joshi që të shkonte në një tualet në sektorin VIP të një klubi nate në Barcelonë, dhe më pas e detyroi që të kryente marrëdhënie me të.

Të hënën dëshmuan edhe kushërira dhe një shoqe e viktimës së pretenduar, që ishin me të në natën e sulmit të dyshuar. Thanë se Alves i kishte prekur dhe flirtuar me to më herët gjatë mbrëmjes.

Po ashtu thanë se gruaja fillimisht nuk ishte e gatshme të bënte ankesë, nga frika se askush s’do t’i besonte.

Në Spanjë nëse shpallesh fajtor për përdhunim mund të dënohesh nga 4 deri 15 vjet burgim.

Prokurori në këtë rast po kërkon dënim me 9 vjet burgim për Alvesin dhe që ai të paguajë dëmshpërblim prej 150 mijë eurove.

Edhe Alves do të dalë në gjyq për përdhunim në shkurt Sport Alves do të dalë në gjyq për përdhunim në shkurt

Nëna e Alvesit, Lucia – që ishte në gjykatë të hënën – mund të përballet po ashtu me pasoja ligjore pasi që në rrjete sociale kishte përmendur identitetin e gruas që po e akuzon Alvesin.

Kjo ndodhi edhe pasi gjykata tha se nuk guxohet të bëhet i ditur identiteti i gruas.

Ndaj Alvesit u ngrit aktakuzë në gusht dhe u vendos më pas se ka mjaftueshëm dëshmi për ta gjykuar.

Kërkesat e vazhdueshme të Alvesit për lirim me dorëzani janë refuzuar, pasi gjykata vlerësoi se ekziston rreziku që braziliani të ikë.

Dani Alves është një prej futbollistëve më të dekoruar në histori dhe ka luajtur për klube si Barcelona e Paris Saint-Germain.

Ai ka zhvilluar mbi 400 paraqitje për Barcelonën, duke fituar gjashtë tituj nacional dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

Edhe Gjykata spanjolle rrëzon vendimin për dënimin e Dani Alvesit për përdhunim Futboll Gjykata spanjolle rrëzon vendimin për dënimin e Dani Alvesit për përdhunim

Po ashtu ishte pjesë e skuadrës së Brazilit në Botërorin 2022.

Ai së fundi kishte luajtur për Pumas UNAM në Meksikë, por kontrata iu ndërpre në janar të vitit 2023.