Futbollisti brazilian Dani Alvis është liruar nga burgu me kusht pasi ka vuajtur rreth një të katërtën e dënimit prej katër vjet e gjysmë për përdhunim, vendosi të mërkurën një gjykatë e Barcelonës, shkruan Reuters.
Alvesit i është caktuar dorëzania prej 1 milion euro.
Por ka edhe kushte të tjera, përfshirë heqjen dorë nga pasaporta braziliane dhe spanjolle në mënyrë që Alves të mos largohet nga Spanja si dhe detyrimi për t'u paraqitur para gjykatës çdo javë.
Gjykata vendosi gjithashtu masë ndalimi, duke i ndaluar Alvesit të afrohej me viktimën.
Vendimi, i cili nuk ishte unanim për shkak të kundërshtimit nga një prej gjyqtarëve, mund të apelohet.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata spanjolle rrëzon vendimin për dënimin e Dani Alvesit për përdhunim
-
Dani Alves flet për herë të parë pas lirimit nga burgu
-
Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje
-
Nis gjyqi ndaj Dani Alvesit në Spanjë, ai po akuzohet për përdhunim
-
Alves do të dalë në gjyq për përdhunim në shkurt