Christian Pulishiq do të jetë në dyshim për të luajtur me Chelsean kundër Aston Villas.
Pulishiqi u lëndua në nyjën e këmbës gjatë detyrës me Përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fitoren kundër Hondurasit 4:1 në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve të Botërorit të vitit të ardhshëm.
22-vjeçari i cili doli pozitiv me koronavirus muajin e kaluar, i humbi dy ndeshjet e para të Premier Leagues kundër Arsenalit dhe Liverpoolit.
Ish-futbollisti i Dortmundit u zëvendësua pas një ore lojë, pas ndërhyrjes së ashpër nga mbrojtësi i Hondurasit, Maynor Figueroa.
Artikuj të ngjashëm