Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dhjetë ditë pauzë për Christian Pulishiqin

Thomas Tuchel ka thënë se Christian Pulishiq është kthyer te Chelsea këtë javë me paterica, por trajneri beson se futbollisti i krahut do të mungojë vetëm 10 ditë.

Pulishiq e dëmtoi rëndë nyjën e këmbës në fitoren e SHBA-së kundër Hondurasit 4:1, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ai e la fushën në minutën e 62-të.

22-vjeçari do të mungojë kundër Aston Villas në Premier League të shtunën dhe në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit të martën.

“Për fat të keq, ai të enjten erdhi me paterica dhe ka një lëndim në nyjën e këmbës që do ta lë atë jashtë për 10 ditë”, ka konfirmuar Tuchel.

Problem me nyje të këmbës ka edhe N’Golo Kante. Kante nuk ishte as pjesë e Francës në këtë muaj për ndeshje kualifikuese të Botërorit. Por, ai ka gjasa që të luajë kundër Zenitit.