Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSV-ja e deklason sërish Zurichun

PSV-ja e ka deklasuar sërish Zurichun, duke e mposhtur me rezultatin 5:0. Ekipi holandez kishte fituar edhe para një jave në Zuirch 5:1. Vetëm Lindrit Kamberi ishte titullar prej futbollistëve shqiptar te skuadra zvicerane.

Ndërkaq Bledian Krasniqi dhe Donis Avdijaj u inkuadruan në minutën e 70-të. Fidan Aliti dhe Mirlind Kryeziu qëndruan në bankën rezervë. PSV-ja ka shtatë pikë dhe zë vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Evropës. Zurichu është i fundit pa pikë. Ka katër humbje në po aq ndeshje.