Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG transferon mbrojtësin gjerman

Klubi francez nuk ka qenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

PSG ka bërë zyrtare të enjten blerjen e të riut Thilo Kehrer, mbrojtës 21-vjeçar i kombëtares gjermane, i cili vjen nga Schalke 04 dhe ka nënshkruar me klubin francez për pesë sezonet e ardhshme.

Që nga sezoni 2016-2017, Kehrer ka luajtur 44 ndeshje me ekipin gjerman dhe ka shënuar 4 gola.

Në PSG, Kehrer do të takohet me bashkëkombësin Julian Draxler, me të cilin ka luajtur te Schalke.

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, u shpreh i lumtur për këtë blerje.

Edhe Atletico përforcohet me lojtar të PSG-së Futboll 15 o. më parë Atletico përforcohet me lojtar të PSG-së

“Më pëlqen personaliteti i tij. Përveç kësaj, ka pjekuri pasi ka qenë kapiten i kombëtares gjermane U-21”.

“Është i shpejtë dhe mund të luajë në katër pozicionet e mbrojtjes. Luan mirë me të dy këmbët dhe mund të luajë edhe si mesfushor”, ka thënë trajneri i PSG.