Juventusi po planifikon të përforcohet në fazën e mbrojtjes. Klubi italian së fundmi ka shprehur interesim për Thilo Kehrer.
24-vjeçari këtë sezon ka treguar paraqitje fantastike me PSG-në, duke bërë që klubi italian të synojë transferimin.
“Zona e Vjetër” po synon ta huazojë fillimisht mbrojtësin gjerman. Drejtuesit e klubit torinez pritet të dërgojnë një ofertë për ta huazuar lojtarin.
24-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023.