Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thilo Kehrer, është vënë në shënjestër nga Bayern Munichu, raporton gazeta franceze “L’Equipe”.
Julian Nagelsmann e dëshiron 24-vjeçarin si siguri shtesë për krahët e mbrojtjes.
Kehrer me skuadrën parisiene i ka edhe dy vjet në kontratë. Në sezonin e kaluar, mbrojtësi gjerman luajti në 24 ndeshje në elitën e futbollit francez, ndërsa 33 i pati në të gjitha garat. Nuk ka shënuar apo asistuar në asnjë gol.