Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka thënë se nuk do të konsiderojë shitjen e Kylian Mbappes edhe nëse gjiganti francez pranon ofertë prej një miliard eurosh.
Mbappe iu bashkua PSG-së në formë huazimi nga Monaco verën e shkuar, para kompletimit të marrëveshjes prej 135 milionë eurosh në fund të sezonit 2017-18.
19-vjeçari, që shënoi 21 gola në 46 paraqitje këtë sezon, po kërkohet nga Manchester City, por PSG nuk do të lejojë shitjen e tij.
“A dëshironi të jap një shifër? Më shumë se një miliard euro! Po thash, një miliard. Edhe nëse më jepni një miliard, nuk do ta shisja”, është shprehur Al-Khelaifi për “Canal+”.