Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al Khelaifi ka bërë të ditur se refuzuar një ofertë prej 180 milionë euro për Kylian Mbappe nga Real Madridi.
Al Khelafi ka thënë se ishte dëshira e sulmuesit francez që të mbetet në Paris.
“Kam refuzuar 180 milionë eurosh verën e kaluar nga Real Madridi sepse e dija që Mbappe dëshironte të qëndronte në PSG. E njoh shumë mirë, e di se çfarë dëshiron ai dhe familja e tij dhe ata nuk ndikohen nga paratë.
Ai ka zgjedhur të luajë këtu për qytetin e tij, klubin dhe vendin e tij dhe për projektin sportiv. Ai mendon vetëm për të luajtur dhe për të fituar”, deklaroi Khelaifi.