Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG synon yllin e Atletico Madridit

Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në fundin e merkatos në Francë.

Kampionët aktual, Paris Saint Germain po vazhdojnë edhe më tutje të kërkojnë lojtarë në tregun e transferimeve, në mënyrë që të qëllojnë në shenjë javën e fundit të afatit kalimtar.

Siç raportojnë mediat nga gadishulli Iberik, “Los Colchoneros” të dielën kanë mbajtur stërvitjen e radhës, mirëpo aty nuk ka qenë as për një minutë të vetme, Felipe Luis, transmeton ksp. Ish-anëtari i Chelseat ka qenë i lidhur me një largim të mundshëm nga “Wanda Metropolitano”, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete në atë drejtim.

Skuadra e Thomas Tuchel e ka kërkuar lojtarin me ngulm qe një kohë të gjatë, por sipas klubit spanjoll, ende nuk ka ardhur asnjë ofertë zyrtare drejt kryeqytetit.

Mbetet të shihet deri më datën 1 shtator nëse do të ketë diçka më serioze.