Paris Saint-Germaini e fitoi titullin e nëntë në 11 edicionet e fundit dhe tani skuadra parisiene synon tjetër sukses, pavarësisht se vera ka qenë me telashe.
Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, e ka zëvendësuar Christophe Galtierin te Parisi dhe ka nisur me ndërtimin e skuadrës.
Lionel Messi u largua në drejtim të ligës MLS, tek Inter Miami.
Mauro Icardi dhe Sergio Ramos janë dy emra tjerë të mëdhenj që u larguan nga skuadra, por më i rëndësishmi ende nuk e di të ardhmen.
Kylian Mbappe ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me PSG-në, ndërsa pritet të qëndrojë në skuadër edhe për një edicion.
Edhe
Enrique vlerëson mentalitetin e ekipit pasi PSG-ja siguroi tjetër titull të kampionit
Atij i skadon kontrata pas një viti, ndërsa është folur për një kalim te Real Madridi në këtë verë.
Ende asgjë nuk ka zyrtare, por afati kalimtar veror mbetet i hapur.
PSG-ja e nis mbrojtjen e titullit të shtunën nga ora 21:00 në “Parkun e Princave” përballë Lorientit.
Manuel Ugarte është transferuar për ta përforcuar mesfushën, kurse Lucas Hernandez dhe Milan Skriniar janë afruar për përforcimin e fazës defensive.
Sulmuesi Gonçalo Ramos është transferuar nga Benfica fillimisht në formë huazimi. PSG-ja e ka opsionin e blerjes së tij në fund të edicionit.
Edhe
PSG-ja me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Lorientit
Marco Asensio u transferua nga Real Madridi si futbollist i lirë dhe fazën e sulmit e ka përforcuar edhe ish-bashkëlojtari i Vedat Muriqit te Mallorca, Lee Kang-in.
Afër transferimit është edhe Ousmane Dembele nga Barcelona, ndërsa Neymari pritet të largohet.
PSG-ja e mbylli kampionatin e kaluar në Ligue 1 me një pikë më shumë se Lensi.
Lensi të dielën në orën 13:00 e zhvillon duelin e parë të kampionatit në udhëtim te Bresti.
Skuadra tjetër pretenduese për titull kampioni është Marseille.
Edhe
PSG-ja synon ta mbyllë sezonin pa humbje dhe me “tripletë”
Marseille po të shtunën nga ora 17:00 luan kundër Reimsit.
Xhiroja e parë në Ligue 1 të Francës mbyllet të dielën me ndeshjen Strasbourg – Lyon.