Trajneri i Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, ka paralajmëruar rotacion në skuadër para ndeshjes ndaj Lorientit, që luhet të shtunën nga ora 17:00.
Ky ballafaqim i takon xhiros së 32-të të kampionatit francez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPSG-ja e ka mendjen në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Championsit. Ndaj Bayern Munichut luan të mërkurën nga ora 21:00, në “Allianz Arena”. Ndeshjen e parë francezët e fituan 5:4.
PSG-ja është lidere në kampionatin francez me 69 pikë, gjashtë më shumë se Lensi. Ndaj kësaj skuadre do të luajë më 13 maj në ndeshjen e mbetur.
Achraf Hakimi nuk do të luajë të shtunën për shkak të lëndimit muskulor, ndërsa do të pushojnë edhe disa lojtarë të tjerë.
PSG-ja mund ta fitojë titullin nëse e mposht Lorientin e vendit të nëntë dhe nëse Lensi humb nga Nice po të shtunën, në ndeshjen që nis në orën 21:05.