Thomas Tuchel mund të bëjë një rikthim befasues në krye të Paris Saint-Germainit, ka raportuar “L’Equipe” të premten.
Mësohet se drejtuesit e klubit francez nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual, Christoph Galtier, të cilin po mendojnë ta shkarkojnë.
E si pasardhës të tij po e shohin trajnerin gjerman, i cili është i papunë prej vitit të shkuar.
Tuchel ka qenë trajner i Parisit prej vitit 2018 deri në dhjetor të vitit 2020 dhe u shkarkua pas një zënke me drejtorin e atëhershëm të klubit, brazilianin Leonardo.
Nën drejtimin e Tuchelit, PSG-ja pati arritur deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Pas largimit nga Parisi, Tuchel mori drejtimin e Chelseat, përpara se të largohet nga londinezët në fillim të këtij sezoni.