Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG refuzon shitjen e Neymarit

Skuadra franceze ka refuzuar ta shesë yllin e skuadrës, Neymar.

Neymari po kërkon largimin nga “Parku i Princave”, mirëpo derisa të paguhet çmimi prej 230 milionë euro ai nuk do të shitet.

Braziliani pos Barcelonës kërkohet edhe nga Reali dhe Juventusi, transmeton kp.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk planifikon ta shesë brazilianin, mirëpo klubi blaugranas nuk e ka plan të dorëzohet dhe këtë javë pritet një tjetër ofertë prej gjigantit spanjoll.