Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG kërkon Kanten e Chelseat

N’Golo Kante i Chelseat po kërkohet nga Paris Saint-Germaini.

Sipas “Le10Sport”, klubi i Nasser Al-Khelaifi e dëshiron mesfushorin pasi e konsideron zëvendësues ideal të Thiago Motta.

26-vjeçari është lojtari i parë që ka fituar dy tituj radhazi të Premier Ligës me dy skuadra të ndryshme.

Kante ka spikatur edhe më shumë që pas transferimit te “Blutë” nën drejtimin e Antonio Conte, me PSG që tashmë e ka kthyer në një synim kryesor në afatin kalimtar veror.

Artikuj të ngjashëm