Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon ta marrë Wengerin si drejtor sportiv

Arsene Wenger është një nga emrat që Paris Saint-Germaini po e kërkon për ta zëvendësuar Leonardon si drejtor sportiv.

Ky lajm nuk është befasues, me PSG-në që ka për synim ka për të ndërtuar një ekip konkurruese për Ligën e Kampionëve.

Sipas “Le Parisen” drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me ish-trajnerin e Arsenalit për të marr rolin e drejtorit sportiv.

Wenger është i papunë që prej largimit nga Arsenali në vitin 2018.