Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja synon Kanten vitin e ardhshëm

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin N’Golo Kante, i cili po heziton ta rinovojë kontratën me Chelsean që i skadon vitin e ardhshëm.

“L’Equipe” shkruan të martën se Parisi po synon transferimin e Kantes si lojtar të lirë dhe tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesit e tij.

Te Parisi po e shohin Kanten si përforcim të madh për sezonin e ardhshëm dhe francezit janë të gatshëm t’i ofrojë pagë të majme për ta transferuar në Francë.

31-vjeçari është pjesë e Chelseat prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Leicesteri, ndërsa këtë edicion ka dy ndeshje të luajtura në kampionat.

Kante ka fituar dy tituj kampioni në Angli dhe është i gatshëm që vitin tjetër të kthehet në futbollin francez.

Artikuj të ngjashëm