Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja siguron Donnarumman

Portieri italian Gianluigi Donnarumma do ta vazhdojë karrierën në Francë, te skuadra e Paris Saint-Germainit. Mediumet e huaja, kanë raportuar të martën se Donnarumma tashmë ka arritur marrëveshje me PSG-n, që së shpejti do të bëhet zyrtare.

Ai është pajtuar me kontratë pesëvjeçare, prej së cilës do të përfitojë 60 milionë euro. Ndërkohë, nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe agjenti i Donnarummas, Mino Raiola që do të shpërblehet me 20 milionë euro.

Donnarumma tashmë ka kërkuar fanellën me numrin 99 te Parisi, ekip të cilit do t’i bashkohet si lojtar i lirë. Paga vjetore e Donnarumas te PSG-ja, do të jetë 12 milionë euro.