Lideri i Ligue 1 të Francës, Paris Saint-Germaini, pritet ta ketë një ndeshje të vështirë në kuadër të xhiros së 18-të. Edhe pse vlerësohet favorit, Parisi përballet në shtëpi me Brestin, ekip që ka befasuar këtë edicion me rezultatet pozitive.
Parisi prin në tabelë me 43 pikë, nëntë më shumë se skuadra e Brestit që zë vendin e tretë. Të dyja skuadrat nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ku kanë regjistruar nga katër fitore dhe një barazim. Megjithatë Bresti është në seri prej katër fitoreve rresht dhe synon ta befasojë skuadrën e Parisit. Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 20:45 dhe e mbyll xhiron në kampionatin francez.
Dueli tjetër interesant do të jetë ai ndërmjet Marseillet dhe Monacos, i cili luhet të shtunën prej orës 21:00.
Ndërkohë, Lille i Edon Zhegrovës do të jetë mysafir i skuadrës së Montpellierit, ndeshje kjo që luhet të dielën prej orës 13:00.
Prej orës 15:00, Clermonti i Elbasan Rashanit luan në shtëpi kundër Strasburgut, po ashtu të dielën.