Paris Saint-Germaini të shtunën nga ora 17:00 luan në udhëtim ndaj Brestit, në kuadër të javës së nëntë të Ligue 1 të Francës.
Parisienët renditen në pozitën e dytë me 17 pikë. Lider është Marseille me një pikë më shumë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi nuk e ka nisur shumë mirë edicionin 2025/26. Ka dy barazime në dy ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që ta humbë vendin e parë.
Parisi shpreson në gabimin e Marseillet, që të shtunën nga ora 21:05 luan në udhëtim te Lensi.
Lensi ka 16 pikë në pozitën e katërt.
Kampioni francez, Parisi, të martën fitoi thellë, 7:2, ndaj Bayer Leverkusenit në Ligën e Kampionëve.
Një ndeshje tjetër interesante që luhet të dielën nga ora 20:45 është ajo ndërmjet Lyonit dhe Strasbourgut.
Strasbourgu ka 16 pikë në vendin e tretë. Lyoni ka një pikë më pak dhe renditet dy pozita më poshtë.