Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja po insiston për Jorginhon

Paris Saint-Germaini po synon transferimin e Jorginhos nga Chelsea.

Sipas mediave angleze, Chelsea është i gatshëm ta shesë mesfushorin gjatë këtij afati kalimtar. Krerët e klubit të PSG-së kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Chelseat për lojtarin.

Parisienët kanë kërkuar huazimin e mesfushorit për një vit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Jorginho po kërkohet edhe nga Arsenali. 28-vjeçari ka kontratë me “Blutë e Londrës”, deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm