Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça dhe PSG-ja në garë për Jorginhon

Barcelona dhe Paris Saint-Germaini janë në garë për mesfushorin e Chelseat, Jorginhon, raporton të enjten “La Repubblica”.

Po ashtu, interesim për Jorginhon kanë shprehur edhe dy skuadrat italiane, Juventusi dhe Milani.

Futbollisti brazilian i Përfaqësueses së Italisë, me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Edicionin aktual, 30-vjeçari ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 40 ndeshje në të gjitha garat.