Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho mund t'i bashkohet Barçës

Mesfushori Jorginho mund të jetë transferimi i madh i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. “Mundo Deportivo” bën të ditur të hënën se Barcelona ka kohë që ka shprehur interesim për Jorginhon, i cili pëlqehet edhe nga trajneri Xavi Hernandez.

Madje, thuhet se kontaktet mes klubit spanjoll dhe agjentit të lojtarit tashmë kanë nisur. Jorginho është pjesë e Chelseat dhe kontrata i skadon në fund të këtij edicioni. Te Chelsea ende nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se do t’i ofrojnë Jorginhos kontratë të re dhe këtë situatë po synon ta shfrytëzojë Barcelona për ta transferuar falas 30-vjeçarin.

Jorginho është pjesë e Chelseat prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Napoli, ndërsa interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe Juventusi. Ai këtë edicion ka një gol në 11 paraqitje për Chelsean.

Artikuj të ngjashëm