Gjiganti francez, PSG, është i interesuar për mbrojtësin me vlerën e rreth 100 milionë euro, Antonio Silva.
“The Sun” njofton se PSG-ja po rivalizohet nga Manchester Unitedi për futbollistin e Benficas. Portugezi 18-vjeçar ka treguar paraqitje të mira sezonin aktual.
Ai është pjesë e Shpresave të Portugalisë, ndërsa ka kontratë me Benfican deri në vitin 2027.
Në edicionin aktual ka luajtur 14 ndeshje.