Bernardo Silva pritet të jetë përforcimi i parë te Paris Saint-Germaini për sezonin e ri. “FootMercato” shkruan të mërkurën se Parisi tashmë ka bërë ofertë zyrtare për portugezin duke parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për shërbimet e tij.
Silva në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City, ndërsa Parisi ka ofruar 80 milionë euro për kartonin e tij. 28-vjeçari po shihet te skuadra franceze si përforcim i madh, ndonëse po kërkohet edhe nga Barcelona e Real Madridi.
Bernardo është pjesë e Cityt prej vitit 2017, kur iu bashkua nga Monaco dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Këtë sezon ai ka 4 gola e 5 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.