Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Parisi, favorit për Silvan

Paris Saint-Germaini po vlerësohet favorit për transferimin e Bernardo Silvas nga Manchester City. “Footmercato” ka njoftuar të martën se Parisi ka parakaluar Barcelonën në garën për mesfushorin portugez, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Mësohet se PSG-ja ka ofruar mbi 70 milionë euro për Silvan, që ka kontratë me ekipin anglez deri në verën e vitit 2025.

Te City janë pajtuar ta shesin portugezin, i cili më herët ka njoftuar klubin për vendimin që të largohet këtë verë.

Ai është pjesë e Cityt prej vitit 2017, ndërsa ka të fituar edhe katër tituj kampioni të Anglisë. Deri më tani këtë sezon, Silva ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 7 herë për Cityn.