Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja pëson disfatë nga Lorienti që po lufton për mbijetesë

Paris Saint-Germain ka pësuar disfatë udhëtim nga skuadra që po lufton për mbijetesë në Francë, Lorient. Ndeshjen e zhvilluar të dielën në kuadër të xhiros së 22-të, Lorienti e fitoi me rezultatin 3:2.

Ishte humbja e parë për PSG-në pas katër fitoreve rresht dhe e pesta në 22 xhiro të zhvilluara. PSG-ja zë vendin e dytë me 45 pikë, ndërsa Lorienti në vendin e 18-të me 18 pikë.