Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja befasohet në shtëpi nga Lorienti

Lorienti ka befasuar skuadrën e Paris Saint-Germainit dhe e regjistroi fitoren e parë nga 16-të udhëtimet e fundit në elitën e futbollit francez. Lorienti të dielën në mbrëmje fitoi në udhëtim te PSG-ja me rezultatin 3:1, në ndeshjen e xhiros së 33-të.

PSG-ja që është afër ta fitojë titullin e 11-të, e pa veten në disavantazh në minutën e 15-të, kur shënoi Enzo Le Fee.

Pesë minuta më vonë, Achraf Hakimi u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë, por Kylian Mbappe barazoi shifrat në minutën e 29-të.

Vetëm 10-të minuta zgjati festa e parisienëve, pasi Darlin Yongëa e kaloi sërish në epërsi ekipin e tij. Bamba Dieng shënoi edhe një tjetër gol në minutën e 88-të për rezultatin përfundimtar. PSG-ja mbetet lidere me 75 pikë, ndërsa Lorienti në pozitën e 10-të ka 48 pikë.

Artikuj të ngjashëm