Pas Manchester Cityt, edhe Paris Saint-Germaini është futur në garë për mesfushorin Kalvin Phillips, bën të ditur “Daily Mail” të dielën.
Phillips ka gjasa të mëdha të largohet nga Leeds Unitedi këtë verë dhe PSG-ja ka bërë gati ofertën për shërbimet e tij.
Për kartonin e 26-vjeçarit, Parisi është i gatshëm të ofrojë deri në 60 milionë euro.
Phillips është njëri prej mesfushorëve defensivë më të vlerësuar në Angli dhe tek ekipi francez po shihet si përforcim i duhur për mesfushën.
Po ashtu, edhe Phillipsit që ka kontratë me Leedsin deri në vitin 2024, i kanë ofruar pagë javore prej 200 mijë funtesh.