Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain, ka shprehur interesim për dy futbollistët e Napolit, qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly dhe mesfushorin Allan.
Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze "L'Equipe".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se për dy futbollistët, Parisi është i gatshëm të paguajë 150 milionë euro dëmshpërblim.
Te ekipi francez dy lojtarët e Napolit i vlerësojnë si përforcime të duhura për edicionin e ardhshëm.
Koulibaly 27-vjeçar, ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 100 milionë euro.
Edhe Allan 28-vjeçar, ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh.
Si Koulibaly ashtu edhe Allan, në edicionin e fundit ishin ndër më të dalluarit në pozitat e tyre në Serie A.