Paris Saint-Germaini po kërkon të përforcoj ekipin për edicionin e ri.
Pasi vazhdoi kontratën me Kylian Mbappen, kampioni francez po kërkon së paku edhe dy përforcime gjatë afatit kalimtar të verës.
“Le Parisien” ka bërë të ditur të dielën se drejtuesit e klubit po tentojnë të transferojnë Renato Sanchesin nga Lille dhe Frenkie De Jongun nga Barcelona.
Sanches ka paralajmëruar se do të largohet nga Lille gjatë verës, derisa mesfushorin De Jong, Barcelona po synon ta shes për të baraspeshuar financat.