Mesfushori Hakan Calhanoglu ka gjasa të mëdha të largohet nga skuadra e Interit në fillim të vitit të ardhshëm. “Calciomercato” raporton të mërkurën se interesim të madh për turkun ka shfaqur skuadra e Paris Saint-Germainit.
Thuhet se Parisi është i gatshëm të ofrojë 40 milionë euro për ta bindur Interin në lirimin e tij gjatë afatit kalimtar të janarit. 28-vjeçari është njëri prej lojtarëve kyç të Interi këtë edicion.
Ai ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë në 17 paraqitje në të gjitha garat. Calhanoglu ka kontratë deri në vitin 2024 me Interin, ekip të cilit iu bashkua vitin e shkuar si lojtar i lirë.