Paris Saint-Germaini nuk ka hequr dorë nga transferimi i Ousmane Dembeles këtë verë.
Kontrata e francezit me Barcelonën skadon në fund të këtij muaji, ndërsa “Mundo Deportivo”, shkruan se PSG-ja, do t’i bëjë edhe një herë ofertë sulmuesit.
25-vjeçari ende nuk e ka vazhduar kontratën ne Barcelonën. Skuadrës gjigante të Spanjës iu bashkua në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmundi.
Ai sezonin e fundit shënoi vetëm një gol në 21 ndeshje në La Liga. Kontribuoi edhe me 13 asistime.