Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja nuk dorëzohet për Rashfordin

Marcus Rashford pritet të largohet nga Manchester Unitedi. Sulmuesi anglez është i pakënaqur me situatën e tij dhe nuk dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford”.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se lojtari nuk ka nisur ende bisedimet me klubin për vazhdimin e kontratës, e cila i skadon në vitin 2023.

Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Paris Saint-Germain. Klubi francez po synon ta bindë sulmuesin të transferohet në Paris.

Te skuadra franceze, Rashford po shihet si zëvendësues i Kylian Mbappes, që mund të largohet. Rashford këtë edicion ka luajtur vetëm 868 minuta në Premier League duke shënuar katër gola.

Artikuj të ngjashëm