Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani si lojtar i lirë. Portieri italian është në kërkim të një skuadre të re.
Mediat franceze kanë raportuar se në garë për Donnarumman ka hyrë Paris Saint-Germaini. Skuadra franceze po e sheh portierin italian si zëvendësues ideal të Keylor Navasit. Parisienët janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë rreth tetë milionë euro në sezon dhe kontratë pesëvjeçare.
Interesim për portierin 22-vjeçar kanë shprehur edhe Barcelona dhe Juventusi.
Artikuj të ngjashëm