Paris Saint-Germaini i është bashkuar Manchester Unitedit dhe Chelseat në garë për mbrojtësin e Barcelonës, Ronald Araujo, ka raportuar të enjten “Sport”.
Me klubin spanjoll mbrojtësi i Uruguait ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
23-vjeçari ka luajtur sezonin aktual 30 ndeshje, ndërsa ka shënuar tri gola. Pjesë e klubit spanjoll është që prej vitit 2018.