Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja ndeshjen e parë e luan kundër Clermontit të Rashanit

Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, do ta nisë kampionatin e ri kundër Clermontit, skuadrës ku luan futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani.

PSG-ja e kërkon titullin rekord në Francë, të 11-tin, në edicionin ku ndeshje do të ketë edhe në ditën e Vitit të Ri.

Xhiroja e parë e edicionit do të luhet prej 5 deri më 7 gusht. Ndeshje do të ketë për herë të parë edhe më 1 dhe 2 janar, për shkak të pushimit gjatë Kampionatit Botëror në Katar.

Pushimi dimëror në futbollin francez do të nisë më 14 nëntor, ndërsa kampionati rikthehet më 28 dhjetor, në mesjavë.

PSG-ja ka 10-të tituj në Ligue 1 të Francës, aq sa kanë edhe Marseille dhe Saint-Etienne, që u largua nga elita sezonin e fundit, bashkë me gjashtë herë fituesin e kampionatit, Bordeauxin.

Clermonti e mbylli kampanjën në vendin e 17-të dhe e shmangu rënien nga liga.