Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani ka qenë titullar dhe ka luajtur 82 minuta, në humbjen e thellë që skuadra e tij Clermont e ka pësuar në shtëpi nga kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain.
Parisi triumfoi 5:0, ndërsa dy gola i realizoi superylli argjentinas Lionel Messi.
Neymar (9’), Achraf Hakimi (26’), Marquinhos (38’) dhe Lionel Messi (80’, 88’) shënuan për Parisin.
Ndeshja i takoi xhiros së parë të elitës së futbollit francez.
Golat: