Paris Saint-Germaini shpreson se Kylian Mbappe do të nënshkruajë kontratë e të qëndrojë në klub, kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të sezonit, atëherë kur edhe i skadon kontrata yllit francez.
Pavarësisht spekulimeve se ai do t’i bashkohet Real Madridit si lojtar i lirë, ylli i Francës ka insistuar se ende nuk është e vendosur të transferohet në Spanjë apo të mbetet në Paris.
Mbappe këtë edicion ka shënuar 28 gola në të gjitha garat dhe është asistuesi më i mirë i elitës së futbollit francez, me 13 asistime.
Paris Saint-Germaini, me Mbappen, Messin e yjet e tjerë dhe me trajnerin Mauricio Pochettino, do të luajnë në udhëtim te Clermonti. Pjesë e këtij ekipi është Elbasan Rashani, reprezentuesi i Kosovës, i cili është lënduar dhe nuk do të luajë për një kohë më të gjatë.
Clermont – Paris Saint-Germain luhet të shtunën në orën 21:00, dhe i takon xhiros së 31-të.
Edhe
Mbappe zhvillon ndeshjen e fundit me PSG-në
PSG-ja ka 12-të pikë më shumë se Marseille kur kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit. Në vikendin e ardhshëm, Marseille dhe PSG-ja luajnë mes vete.
Deri në fund të muajit, PSG-ja mund ta fitojë edhe titullin e 10-të në histori të klubit.