Paris Saint-Germaini do të udhëtojë te Clermonti para ndeshjes së Ligës së Kampionëve në udhëtim te Newcastle Unitedi javën tjetër. Clermonti i Elbasan Rashanit do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi, PSG-së, në kuadër të xhiros së shtatë.
Ndeshja nis në orën 17:00 dhe zhvillohet të shtunën. PSG-ja në ligë rikthehet pas fitores së madhe në “klasiken” franceze kundër Marseillet. Por për këtë ndeshje, trajneri Luis Enrique me shumë gjasë do të jetë pa Kylian Mbappen. Ndërkohë, Clermonti do të mundohet të shkaktojë befasinë e madhe këtë fundjavë, ndërsa është edhe në kërkim të fitores së parë të edicionit. PSG-ja ishte dominuese në fundjavën e kaluar duke e mposhtur Marseillen 4:0, me golat e Achraf Hakimit, Randal Kolo Muanit dhe Gonçalo Ramosit. Parisienët kanë tri fitore në katër ndeshje, pavarësisht se kampionatin e nisën dobët.
PSG-ja pas gjashtë ndeshjeve ka 11 pikë dhe zë vendin e tretë në tabelë, me dy pikë më pak se Bresti. Clermonti i fundit e ka vetëm një pikë në gjashtë ndeshje.