Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja nis mbrojtjen e titullit kundër Lorientit

Paris Saint-Germaini do ta nisë mbrojtjen e titullit në Francë me ndeshjen në shtëpi kundër Lorientit në vikendin e 12/13 gushtit.

Liga franceze e publikoi të enjten orarin për edicionin e ri, që do të jetë me 18 ekipe dhe jo me 20 siç ishte deri në edicionin paraprak.

Secila skuadër do t’i zhvillojë 34 ndeshje në vend të 38 ballafaqimeve, dhe do të jetë vetëm një xhiro e ndeshjeve në mesjavë, më 20 dhjetor, që do të luhet para pushimit dimëror. Liga më pas nis më 13-14 janar dhe do të mbyllet më 18 maj.

Në dy xhirot e fundit, më 11 dhe 18 maj, ndeshjet do të luhen të shtunën dhe të gjitha do të nisin në orën 21:00.

Xhiroja e 33-të, përkatësisht e parafundit, do të luhet të dielën nëse klubet franceze janë ende të përfshira në garat evropiane.

PSG-ja mban rekordin me 11 tituj në Francë, një më shumë se Saint-Etienne dhe dy më shumë se rivali, Marseille.

Edhe PSG-ja me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Lorientit Futboll 2 muaj më parë PSG-ja me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Lorientit

Në kampanjën shumë të vështirë të edicionit të fundit, PSG-ja pati vetëm një pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë Lensi, që është kualifikuar automatikisht në Ligën e Kampionëve.

PSG-ja udhëton te shtatë herë kampioni, Lyoni, më 3 shtator.

Kundër rivalit Marseille, do të luajë në shtëpi më 24 shtator.