Paris Saint-Germaini ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Atletico Madridit, portugezi Joao Felix.
“L’Equipe” ka shkruar të mërkurën se PSG-ja po përgatit një ofertë të majme për ta bindur Atleticon në lirimin e Felixit.
Tek ekipi francez po e shohin Felixin si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili pritet të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë gjatë kësaj vere.
Felix është i gatshëm të largohet nga ekipi spanjoll pasi këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit.
22-vjeçari ka dhjetë gola e gjashtë asistime në 35 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat. Ai ka kontratë deri në vitin 2026, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 70 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm