Joao Felix mund të largohet nga Atletico Madridi. Talenti portugez nuk është i kënaqur me situatën e tij te skuadra spanjolle në këtë sezon.
Felixi nuk ka qenë pjesë e formacionit bazë këtë sezon, duke u inkuadruar kryesisht nga banka rezervë.
Kjo ka bërë që lojtari ta mendojë largimin nga Madridi. Mediat spanjolle kanë raportuar se për 21-vjeçarin interesim ka shprehur Paris Saint-Germaini. Klubi francez po e sheh Felixin si zëvendësues të Kylian Mbappes.
Felix këtë edicion ka bërë 11 paraqitje në La Liga, duke shënuar dy gola.
Portugezi u transferua tek Atletico Madridi në vitin 2019 nga Benfica për 127 milionë euro.