Pas Barcelonës e Juventusit, edhe PSG-ja është futur në garë për qendërmbrojtësin Aymeric Laporte. “L’Eqiupe” të enjten shkruan se Parisi është i vendosur t’i rivalizojë skuadrat e tjera për spanjollin, i cili do të largohet nga Manchester City në verë.
Thuhet se ekipi francez është gati t’i shpenzojë deri në 50 milionë euro për 28-vjeçarin, i cili këtë sezon nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme te City.
Ai ka regjistruar 16 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, ndërsa ka bërë edhe një asistim. Laporte është pjesë e Cityt prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Athletic Bilbao, ndërsa me ekipin anglez ka fituar katër tituj kampioni në Premier League.