Sport

PSG-ja interesohet për Fernandezin

Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Argjentinës, Enzo Fernandez, përcjell të martën “FootMercato”. Mësohet se Parisi po përgatit ofertën për ta bindur Benfican në lirimin e 21-vjeçarit në fund të këtij sezoni.

Ekipi francez është i gatshëm të ofrojë deri në 50 milionë euro për Fernandezin, i cili shkëlqeu në Kampionatin Botëror me Argjentinën dhe e fitoi titullin e botës. Po ashtu, Fernandez u shpall edhe lojtari më i mirë i ri i turneut, ku në shtatë ndeshje të luajtura pati një gol dhe një asistim.

Fernandez iu bashkua para fillimit të këtij sezoni ekipit nga Portugalia me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027. Krahas PSG-së, interesim për shërbimet e tij ka shfaqur edhe skuadra e Liverpoolit.