Skuadra e Chelseat nuk po dorëzohet për transferimin e mesfushorit të Benficas, argjentinasit Enzo Hernandez. “Sky Sports” ka njoftuar të mërkurën se Chelsea i ka bërë ofertë të re ekipit portugez për mesfushorin, të cilin po synon ta transferojë gjatë këtij muaji.
Londinezët kanë ofruar 100 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili muajin e shkuar e fitoi kupën e botës me Argjentinën dhe u shpall lojtari më i mirë i ri i turneut. Fernandez para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Benficas për 15 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar katër gola dhe ka asistuar shtatë herë.
Ai ka kontratë me ekipin nga Portugalia deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm