Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandezi pajtohet për kalimin te Chelsea

Fituesi i Kupës së Botës, Enzo Fernandez, është pajtuar me kushtet për kalimin nga Benfica te Chelsea.

Chelsea është në kërkim të një mesfushori, dhe Fernandezi i Argjentinës plotëson të gjitha kërkesat e londinezëve.

Kështu ka shkruar Fabrizio Romano të premten.

Ai pritet të transferohet te Chelsea për 120 milionë euro, pasi aq i kushton klauzola e lirimit.

Për futbollistin më të mirë të ri të Botërorit, interesim kanë shprehur edhe Manchester Unitedi dhe Liverpooli.